Prishtinë(AsistiOnline) – Bashkimi ka njoftuar sonte se ka ndërprerë marrëveshjen me njërin nga lojtarët e huaj.
Bëhet fjalë për amerikanin, Anthony Buzz i cili nuk bindi me paraqitje portokallinjët.
”KB Bashkimi bën të ditur se me marrëveshje të dyanshme ka shkëputur kontratën me lojtarin Anthony Buzz, të cilin e falënderojmë për kontributin e dhënë dhe i dëshirojmë suksese në karrierë”, shkruan njoftimi i skuadrës prizrenase.
Në Buzz 4 ndeshjeve të luajtura me Bashkimin në Superligën e Kosovës, Buzz kishte mesatare prej 11.5 pikëve e 4.3 asistimeve për ndeshje. /AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.