Basketboll

KUR JU MBUSHËN SYT ME LOT BLERAND STAVILECIT?

Javën e kaluar Blerand Stavileci dha dorëheqje nga posti i Kryetarit të Z Mobile Prishtinës. Stavileci dje ishte i ftuar në Asistin 387 dhe ndërshumë temave tjera që u shtjelluan ai u përgjigj edhe në pyetjen rreth momentit më të mërzitshëm sa ishte i pari i klubit nga kryeqyteti.

“Momenti më i vështirë mund të them se ishte ai kur dhash dorëheqje. Nuk e kam menduar as vet se do ta përjetojë kaq rënd atë moment. Kam qenë me disa kolegë në zyren time të punë, ata nisën të mi shtrojnë disa pyetje dhe mua mu mbushën syt me lot dhe kjo ishte një lloj ndjenje e kranarisë për atë çka kemi krijuar gjatë këtyre viteve”, tha Stavileci për në Asistin 387./Asistionline.com

Komentet janë të mbyllura.