Prishtinë(AsistiOnline) – Peja e ka nisur me humbje fazën grupore të FIBA Europe Cup.
Ekipi verdhezi për fat të keq u mposht nga ekipi gjerman i Chemnitz me rezultatin 98-72.
Pjesa e parë ishte shumë frytdhënëse për ekipin pejan që e fitoi periodën e parë 26-29, derisa i dyti çerek i takoi ekipit vendas 22-16 dhe pjesa e parë u mbyll 48-45.
Në pjesën e dytë (25-11, 25-16) duket se ndikoi lodhja e Pejës me mungesat e Shoshit dhe Qallakut me çka, Chemnitzi e shfrytëzoi mirë dhe u shkëput në rezultat dhe e fitoi takimin.
Jay Chanlder me 17 pikë, si dhe Justin Davis e Jacob Calloway me nga 14 pikë, si dhe Malcolm Armstead që shtoi 10 sosh, u dalluan te Peja në këtë sfidë.
Te Chemnitzi, Wesley Van Beck kishte 22 pikë e DeAndre Lansdowne shtoi 18 sosh.
Në xhiron e dytë, Peja e pret në shtëpi skuadrën e Den Boschit në javën tjetër.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.