Basketboll

Drilon Hajrizi reagon për herë të parë pas ofendimeve ndaj tij

Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti mitrovicas, Drilon Hajrizi ka reaguar sonte për herë të parë pas ofendimeve ndaj tij, nga një pjesë e publikut në ”Minatori” të dielën e kaluar.

Hajrizi ka thënë se ”Minatori, Trepça e Torcida”, janë pjesë të pandashme të jetës së tij, derisa ka thënë se si profesionist e ka obligim fitoren e Trepçës dhe do të vazhdojë ta synojë derisa të ketë shëndet dhe përkrahje nga qyteti, transmeton AsistiOnline.com

Hajrizi ka përmendur edhe individët në Mitrovicë që e kanë sharë dhe quajtur tradhëtar, duke potencuar se ua dha përgjigjjen më të mirë me fitoren ndaj Vëllaznimit.

Krejt në fund, Hajrizi shtoi se janë të obliguar të jenë të bashkuar si klub, për lojërat më të rëndësishme në historinë e Trepçës. /AsistiOnline.com/

Njoftimi i plotë i Hajrizit:

Komentet janë të mbyllura.