Prishtinë(AsistiOnline) – Vëllaznimi është ekipi i vetëm pa fitore në Superligën e Kosovës te meshkujt pas katër xhirove.
Megjithatë, ekipi gjakovar që ka treguar ndeshje tejet të mira edhe pse s’ka arritur ende te fitorja, po bën thirrje masive për përkrahje në duelin e nesërm që e luan si vendas në ”Shani Nushi” të Gjakovës.
”KREJT GJAKOVA N’SALLË, KREJT QYTETI BASHKË! KB Vëllaznimi ka nevojë për përkrahjen e të gjithë qytetarëve dhe tifozëve të flaktë pa dallim drejt triumfit të parë sezonal këtë të shtunë kur presim KB Golden Eagle Yllin në folenë tonë, “Shani Nushi”. Përkrahja e secilit prej jush është JETIKE, pasi vetëm me përkrahjen tuaj të zjarrtë, me atmosferën impozante siç ka ditur ta bëjë Gjakova gjithmonë, mund të nisim një seri të fitoreve duke filluar nga e shtuna. Ekipi është i motivuar maksimalisht për fitore”, shkruan njoftimi i klubit.
Vëllaznimi dhe Ylli takohen nesër nga ora ora 19:00. /AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.