Basketboll

Peja e prezanton Kingun me kurorën e mbiemrit të tij

Prishtinë(AsistiOnline) – Edhe pse po tregon lojëra fantastike dhe ka një bilanc shumë pozitiv si ekip në të gjitha garat, Peja po vazhdon të forcojë rradhët e veta.

Verdhezinjët sonte kanë prezantuar transferin e ri, Urald King.

Lojtari në fjalë është i gjatë i gjatë 198 centimetra dhe luan në pozitat 4/5.

Në edicionin e fundit, King ka luajtur në elitën austriake me Swans Gmunden tek të cilët në 31 ndeshje kishte mesatare prej 17.5 pikëve, 9.4 kërcime e 1.8 asiste për ndeshje.

King në të kaluarën është paraqitur edhe në Islandë, Francë e Finlandë.

Sivjet, King është transferuar tek skuadra izraelite e ”MACCABI MA’ALE ADUMIM”, por për shkak se filloi lufta në shtetin izraelit, lojtari u largua nga ekipi pa zhvilluar asnjë ndeshje.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.