Basketboll

ZENELAJ LOJTAR I LIRË, SHQYRTON OFERTAT E REJA

Prishtinë (AsistiOnline) – Njëri ndër basketbollistët më të mirë kosovar në pozitën e qendrës në vendin tonë, Urim Zenelaj ka folur ekskluzivisht për AsistiOnline

Zenelaj që karrierën profesionale e kishte filluar tek Bashkimi i Prizrenit, për të kaluar pastaj gjysmë sezoni në Bosnje dhe një sezon në Serie A të Italisë, po që e pati një lëndim të rëndë të gjurit dhe u operua po nuk mundi që të rikuperohet 100% kurrë më. Pas kësaj Zenelaj u rikthye prapë në Bashkim, pastaj luajti në disa skuadra të tjera kosovare si: RTV 21, Prishtina, Ylli, për tu rikthyer prapë tek Bashkimi ku u shpallë kampion me skuadrën nga Prizreni dhe në stinorin e fundit luajti me shumë sukses tek Ponte Prizreni.

“Vitin e kaluar kam luajtur për Ponte Prizrenin, ka qenë një vit me plotë sfida sepse ishte klub i ri, por në fund të sezonit ja vlejti gjdo gjë’’.

Zenelaj tregoi se kontrata me Ponte Prizrenin i ka përfunduar në fund të stinorit, por e la të hapur mundësinë e rinovimit.

“Kontrata me Ponte Prizrenin më ka skaduar dhe tash jam lojtarë i lirë. Nuk e përjashtoj mundësinë që të vazhdoj sërish me ta, por të shohim”.

Krejt në fund, Zenelaj shtoi se deri më tani nuk ka kontaktuar me ndonjë skuadër, por beson se ekipet janë ende në pushime dhe se është herët për ndonjë lëvizje.

“Ende nuk kam kontaktu me ndonjë klub, zakonisht klubet fillojnë të riorganizohen kah mesi i Gushtit dhe atëherë fillojnë ti kontaktojnë lojtarët, por presim dhe të shohim”, shtoi në fund Zenelaj për AsistiOnline.com

Të kujtojmë se Zenelaj në stinorin e fundit ishte ndër lojtarët kryesorë në fitoret e mëdha të skuadrës së Ponte Prizrenit në debutimin e saj si skuadër në Superligë.

Komentet janë të mbyllura.