Basketboll

TRE BLERJE TË MËDHA PËR FILLIM, BARCELONA E MADHE PO KTHEHET

Prishtinë (AsistiOnline) – Skuadra katalunase e Barcelonës në vitet e fundit nuk ishte fare konkurente e denjë me ekipet e tjera të Euroligës. Por si duket kjo storie e zezë sivjet do të marrë fund.

Ekipi i Barcelonës, qysh tanimë po mendon të sigurojë lojtarë cilësorë për stinorin e ri dhe të rikthehet në luftë për trofe.

Malazezi, Nikolla Mirotic që deri tash luajti në NBA, Cory Higgins nga CSKA-ja dhe Brandon Davies nga Zalgiris Kaunas, janë tre blerjet e para dhe të mëdha të ekipit nga Katalonia.

Në ditët në vijim, priten edhe më tutje ardhje të reja por edhe largime nga klubi i Barçës. Sigurisht që ky ekip vitin tjetër pritet të jetë ndër konkurentët më serioz për titullin e Euroligës.

Komentet janë të mbyllura.