KOSOVA(U-18 F) E NISIN ME HUMBJE TË THELLË EUROPIANIN(B)
Prishtinë (AsistiOnline) – Vashat e Kosovës(U-18) e kanë nisur me humbje të thellë Kampionatin Evropian – Divizioni B, që po mbahet në Shkup të Maqedonisë.
Vashat kosovare janë mposhtur nga ato sllovene me shifrat e thella 12-97.
Realisht ndeshja kishte pak histori me Slloveninë që e diktoi tërësisht tempon e lojës duke shënuar për çdo çerek mbi 25 pikë, përpos çerekut të fundit(2-25, 2-32, 2-21, 6-19). Ndërsa vashat nga Kosova arritën që gjatë tërë takimit të realizonin vetëm 12 pikë. Që janë tepër pak për një ndeshje basketbolli.
Në fitoren e slloveneve kontribueset kryesore ishin, Dautovic dhe Debeljak me nga 16 sosh.
Tek Kosova pikë arritën të shënojnë, Tringa Ukaj(4), Enisa Kamerolli, Dea Pushkolli(3), si dhe Melisa Ibrahimi(2).
Kosova(U-18) e nis me humbje Evropianin – Divizioni B, përderisa ndeshjen e dytë e zhvillon nesër ndaj Estonisë në mbrëmje.
Komentet janë të mbyllura.