Basketboll

PLANTAK I GATSHËM PËR SFIDËN E RE, BESON NË SUKSESE ME RAHOVECIN

Prishtinë (AsistiOnline) – Nën-kampionët aktualë të Kosovës, skuadra e Rahovecit që në stinorin e fundit, ishte befasia më e këndshme e basketbollit kosovar, në stinorin e ri do të drejtohet nga trajneri i njohur kroat, Neven Plantak.

Plantak në një bisedë për faqen zyrtare të “vreshtarëve” ka folur për skuadrën që do ta drejtojë në stinorin e ardhshëm, duke thurrur vetëm lavde dhe duke premtuar suksese të reja me ekipin.

“Jam shumë i kënqur që po kthehem në Kosovë dhe shpresoj që do të realizoi pritjet e Rahovecit. Për Rahovecin di shumë gjëra sidomos për skuadrën të cilën e kam përcjell vazhdimisht gjatë edicionit të kaluar. Është një skuadër e re por që ka arritur shumë çka në periudhë të shkurtër kohore. Sezoni i kaluar ishte fantastik për Rahovecin dhe për këtë duhet falenderuar trjaneri, basketbollistët dhe bordin menaxhues. Palestra e re pa dyshim që ka sjell kënaqësi dhe do të kujdesem që kjo arenë të jetë sërish plotë edhe në edicionin e ri”.

“Ambiciet tona sivjet janë shumë të qarta, do të provojmë të përsërisim sukesesin e vitit të kaluar në Kupë dhe Superligë, por sivjet mëtojmë suksese edhe në gara ndërkombëtare si në FIBA Europa Cup e Ballkan League. Do të jetë e vështirë për ne që të luajmë në katër gara, por këtë duhet të bëjëm dhe të arrijmë rezultate sa më të mira”

“Palestra është plotë çdo ndeshje për këtë duhet falenderuar secilin dhe tifozët “Vreshtarët”. Unë i thërras dhe kërkoi nga ta që edhe këtë edicion të jenë prapa nesh sepse ajo na ndihmon shumë në lojë. Unë premtoi që si trajner do të jap maksimum në secilin ndeshje.Jam krenar që jam pjesë e kësaj skuadre dhe do të punojmë për rezaultate dhe tjera ditë historike”, citohet të ketë thënë Plantak.

Rahoveci në stinorin e fundit arriti deri në finale të Superligës si dhe poashtu në finale të Kupës, që ishte historike për klubin rahovecian për faktin se për herë të parë në histori të klubit arriti aty.

Komentet janë të mbyllura.