GODITJA E VITIT NË EUROLIGË: DE COLO LOJTAR I RI FENERBAHÇES
Prishtinë (AsistiOnline) – Nando De Colo është lojtari më i ri i gjigantit të basketbollit turk dhe atij evropian, Fenerbahçe.
Francezi De Colo, vjen tek Feneri nga kampionët aktualë të Euroligës, CSKA-ja e Moskës përderisa tek skuadra ruse, francezi ishte bartësi kryesorë i lojës dhe që padyshim tek turqit pritet të sjellë top-risi.
Nando ka nëshkruajtur kontratë tre vjeçare me skuadrën e Fenerbahçes dhe pritet të jetë ndër atutë kryesore të skuadrës nga Stambolli.
Deri më tani, Fenerbahçe ka vazhduar kontratat me Luigi Datome si dhe Kostas Slouskas, përderisa nga ekipi drejt NBA-së pritet të largohen, Melli dhe Guduric.
Komentet janë të mbyllura.