Basketboll

Liga gjermane me më së shumti ekipe në Evropë

Prishtinë(AsistiOnline) – Besoni apo jo, Gjermania është prej shteteve që sivjet, por edhe në vitet e fundit ka më së shumti ekipe pjesëmarrëse në garat evropiane.

Plotë 10 ekipet të Gjermanisë sivjet paraqiten në garat evropiane, shkruan AsistiOnline.com

Bayerni i Mynihut dhe ALBA e Berlinit luajnë prej vitesh në Euroligë. Ulmi dhe Hamburgu sivjet paraqiten në Eurocup. Bonni, Ludwigsburgu dhe Oldenburgu luajnë në Ligën e Kampionëve, derisa Chemnitzi, Rostocku dhe Goettingeni paraqiten në FIBA Europe Cup.

Stinorin e kaluar në Bundesligën gjermane me ekipin e Crailsheim Merlins luajti basketbollisti me prejardhje nga Kosova, Edon Maxhuni, ekipi kishte paraqitje edhe në FIBA Europe Cup në fazën grupore.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.