Basketboll

Peja 03 shton në skuadër lojtare nga Superliga e Greqisë

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Pejës 03 sivjet po debuton në Superligën e Kosovës për femra dhe po tregon ndeshje tejet të mira.

Siç ka mësuar AsistiOnline.com, ekipi pejan së fundmi ka shtuar në ekip edhe lojtaren amerikane, Taylor Jones.

Lojtarja në fjalë luan në pozitat 1/2 dhe është e gjatë 173 centimetra.

Në edicionin e sivjetm, Jones sezonin e ka nisur në elitën greke me ekipin e Chania ku në 3 ndeshje ka pasur mesatare prej 18.3 pikëve, 7.7 kërcime e 2 asiste për ndeshje.

Lojtarja në fjalë në të kaluarën ka luajtur edhe në Bosnje, Portugali, Finlandë, Ukrainë, Puerto Rico, Luksemburg e Islandë.

/AsistiOnline.com/

 

 

Komentet janë të mbyllura.