Basketboll

Superliga këtë vikend vetëm me dy sfida

Superliga e Kosovës te meshkujt luhet edhe këtë vikend, por vetëm me dy  ndeshje.

Vëllaznimi do të kërkojë fitoren e pestë radhazi. Kuqezinjtë janë motivuar sidomos pas fitoreve ndaj Sigal Prishtinës dhe Pejës, ndërsa do të ballafaqohen me Bashkimin, që pas një starti shumë të mirë, ka pasur rënie të formës.

Vëllaznimi ka katër fitore e katër humbje, ndërsa Bashkimi tri fitore e pesë humbje.

Takimi tjetër i së shtunës është ndërmjet Istogut dhe Golden Eagle Yllit, sfidë që zhvillohet në Therandë. Istogasit janë në vendin e fundit me një fitore e shtatë humbje, kurse therandasit kanë katër fitore e katër humbje.

Për shkak të garave ndërkombëtare të skuadrave kosovare, ndeshjet Peja-Proton Cable Prizreni dhe Prishtina-Trepça zhvillohen më 29 nëntor.

Java 9-Prince Caffe Superliga

E shtunë

17:00 Vëllaznimi-Bashkimi

19:00 Istogu-Golden Eagle Ylli

29.11.2023

Peja-Proton Cable Prizreni

Sigal Prishtina-Trepça

Komentet janë të mbyllura.