Basketboll

KOSOVA PËSON HUMBJEN E DYTË NË EVROPIAN(B)

Prishtinë (AsistiOnline) – Përfaqësuesja e Kosovës(U-18) Femrat janë mposhtur edhe në ndeshjen e dytë të Evropianit – Divizioni B.

Vashat kosovare nuk kanë mundur ta marrin veten as në ndeshjen e dytë dhe kështu kanë pësuar nga Estonia me shifrat 100-35.

Sa i përket ndeshjes, Kosova arriti që vetëm në periudhën e parë t’ju bëjë ballë estonezeve kur çereku i parë mbaroi afër me rezultat(18-13) më pas në çerekët e radhës dhe deri në fund Estonia u ringjallë(43-4, 16-7, 23-11) dhe arriti fitore me shifrat 100-35.

Në fitoren e estonezeve kontribueset kryesore sonte ishin, Anna Gret Asi me 16 pikë si dhe Kadri Ketter Kont me 13 pikë.

Tek Kosova spikatën, Dea Pushkolli me 10 pikë si dhe Tringa Ukaj me 7 pikë.

Kosova ndeshjen e radhës në Evropian e zhvillon nesër ndaj Danimarkës pasdite.

Komentet janë të mbyllura.