Basketboll

Prishtina e nis stinorin në Ligën Ballkanike me humbje

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Sigal Prishtinës e ka nisur me humbje edicionin e ri të garave në Ligën Ballkanike.

Prishtinasit janë mposhtur në udhëtim nga Lovceni me rezultat 90-83.

Derrick Wilson me 24 pikë, Shaheed Davis me 16 e Steven Davis me 13, s’mjaftuan për fitore te Prishtina sonte.

Duelin e rradhës në këtë garë, Prishtina e luan pikërisht ndaj Lovcenit por në shtëpi me 5 dhjetor.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.