Trepça e mbyll me fitore ndaj Gravelinit aventurën evropiane për sivjet
Prishtinë(AsistiOnline) – Trepça e ka mbyllur me fitore të ëmbël aventurën evropiane për sivjet në grupet e FIBA Europe Cup.
Ekipi mitrovicas triumfoi në ”Minatori” ndaj ekipit francez Gravelines Dunkerque me rezultat 76-68.
Fillimi i ndeshjes nisi si rrufe për Trepçën që e fitoi bindshëm çerekun e parë (27-14), derisa i dyti i takoi ngushtë ekipit mysafir (9-14) me ç’rast ekipen shkuan në pushim me avantazh të Trepçës 36-28.
Në pjesën e dytë u zhvillua lojë tepër e ngushtë me vendasit që fituan çerekun e tretë (19-17), derisa i dyti i takoi ngushtë ekipit të Gravelines (21-23), por që nuk mjaftoi për fitore dhe kështu Trepça e mbylli sfidën me fitore.
Amerikani, Darnell Edge me 23 pikë ishte figura kryesore në këtë fitore të Trepçës sonte, por u dalluan edhe Drilon Hajrizi me 17 pikë e Brevin Galloway me 14 sosh.
Te Gravelini, Caleb Walker kishte 14 pikë e Chris Babb shtoi 12 sosh.
Trepça e mbylli këtë fazë grupore me 3 humbje e 1 fitore dhe me këtë ndeshje e mbyll aventurën evropiane për sivjet, ashtu sikurse Gravelines. Nga ky grup, tutje avancoi skuadra holandeze e Leiden.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.