Basketboll

Lekndreaj lë pas lëndimin, tregon se sa shumë ka punuar për tu rikthyer (VIDEO)

Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti nga Shkodra, Daniel Lekndreaj tashmë është rikthyer nga lëndimi dhe po përgatitet për pjesën e dytë të sezonit.

Kështu ka bërë me dije vetë lojtari, që ka postuar një video përmbledhje të kohës së lëndimit që nga periudha kur u operua e gjerë në rikuperimin e plotë, fazë për fazë dhe hap pas hapi me shumë kujdes.

Në videon e postuar shihet se Danieli ka punuar me metodat më profesionale të rehabilitimit dhe rikuperimit, për të qenë 100% i gatshëm në sfidat e reja.

Askush se di se sa e vështirë është të kthehesh aty edhe si e ke lënë, por me mbështetje të njerëzve që gjithmonë i ke afër vetes, gjithmonë ka vend per t’ja dalë mbanë. Kam mësuar se është e rëndësishme të mos dorëzohesh para sfidave dhe të punosh me durim për të arritur qëllimet e tua. Falenderimet i shkojnë Zotit ,dhe cdokujt qe e ka ndjerë veten afër meje në momente të vështira”, ka shkruajtur Lekndreaj në përshkrimin e videos.

Për të parë videon e Lekndreajt, klikoni këtu.

Dje AsistiOnline.com raportoi ekskluzivisht se Lekndreaj është në bisedime të avancuara me Vëllaznimin dhe basketbollisti shqiptar mund ti bashkohet kampit kuqezi, por nuk përjashtohet mundësia e kalimit të tij edhe në ndonjë ekip tjetër.

LEXO EDHE:

Ekskluzive: Vëllaznimi bën goditjen e madhe? afër marrëveshja me Daniel Lekndreajn

 

Komentet janë të mbyllura.