Basketboll

Nesër hapet afati kalimtar dimëror

Prishtinë(AsistiOnline) – Federata e Basketbollit e Kosovës ka njoftuar sot, se afati kalimtar për vendorët si dhe të huajt do të jetë më 25 dhe 26 dhjetor (e hënë-martë).

Në njoftim thuhet se në këtë afat kalimtar, klubet mund të paraqesin transferimet e reja si për vendorët ashtu edhe për të huajt.

Klubet pritet të jenë mjaft aktive edhe në këtë afat kalimtar, duke marrë parasysh synimet që kanë, si dhe duke marrë parasysh faktin se në stinorin pranveror zhvillohet Kupa, si dhe vendoset për titullin e kampionit dhe kush bie nga liga.

 

Komentet janë të mbyllura.