Basketboll

ASISTI 561 vjen me mysafir special Drilon Hajrizin

Adhurues të basketbollit sonte ASISTI 561 vjen me mysafir, basketbollistin e vitit 2023, Drilon Hajrizin.

Plus ceremonia e Laureatëve 2023 e FBK.

Driloni flet për përvoja personale dhe të klubit gjatë vitit 2023.

Cilat ishin momentet më të vështira sivjet?

Cilat ishin gëzimet dhe dëshprimet?

Analiza e Superligës?

Çka mendon për ardhmërinë  Përfaqësueses së Kosovës A?

Cilët janë talentët e rinj të basketbollit kosovar që po vijnë?

Këto dhe shumë detaje tjera në bisedë me Drilon Hajrizin.

Si zakonisht, analiza e xhiros 14 e Prince Cafe Superligës dhe dy derbive të shtunës që ishin të ngushtë Golden Eagle Ylli  – Trepça dhe Bashkimi – Peja, ndërkohë hiq më pak interesant dhe ngushtë nuk ishte as të dielen në duelet Istogu – Proton Cable Prizreni dhe Sigal Prishtina – Vëllaznimi. Në fund vijnë blloqet speciale: Pesëshja, MVP dhe Top Aksionet e Javës në ASIST

ASISTI 561 gjithashtu sjell edhe basketbollin femëror dhe derbin pejan Penza – Peja 03, si çdo të hënë bllokun shumë të dashur dhe special Shqiptarët në Botë duke mos harruar as gjithësinë e basketbollit të quajtur NBA.

Gjitha këto dhe shumë më shumë sonte në ASISTIN 561 nga ora 22 në Sport 1 në Artmotion dhe pas mesnatës dhe BBVK 2 në Klan Kosova.

Komentet janë të mbyllura.