Basketboll

Bashkimi ia tregon derën e largimit edhe Grant Lozoyas

Prishtinë(AsistiOnline) – Pas Brad Waldow edhe Grant Lozoya është larguar nga skuadra e Bashkimit.

Kështu ka njoftuar sonte klubi prizrenas që ka bërë me dije se ka ndërprerë bashkëpunimin me amerikanin e ardhur në fillim të edicionit.

”Klubi njofton se me marrëveshje të dyanshme ka shkëputur kontratën me lojtarin Grant Lozoya, të cilin e falenderojmë për kontributin

e dhënë dhe i dëshirojmë suksese ne karierrë”, shkruan njoftimi i Bashkimit.

Lozoya te Bashkimi u paraqit në 15 ndeshje me 15 pikë, 4.5 asiste e 5.6 kërcime.

AsistiOnline.com ka mësuar se gjatë ditëve në vazhdim nga klubi mund të largohet edhe letonezi, Eduards Hazners. /AsistiOnline.com/ 

Komentet janë të mbyllura.