Prishtinë(AsistiOnline) – Edhe sivjet pritet të kemi gjyqtarë të huaj në ndeshjet e basketbollit kosovar.
Bëhet fjalë për ndeshjet e Kupës së Kosovës apo eventin e organizuar për ndeshjen finale (Final Eight), të cilat pritet të gjykohen nga referët e huaj, ka mësuar kështu AsistiOnline.com
Burimet kanë bërë me dije se gjyqtarët pritet të nominohen nga FIBA dhe Federata e Basketbollit të Kosovës e ka mirëpritur këtë veprim.
Të kujtojmë se eventi i Final Eight Kupës së Kosovës pritet të mbahet në ”Shani Nushi” të Gjakovës nën organizimin e KB Vëllaznimit.
/AsistiOnline.com/
https://skyblue-caribou-270219.hostingersite.com/2024/01/03/ekskluzive-final-8-i-kupes-se-kosoves-pritet-te-mbahet-ne-gjakove/



