Viti 2024 në basketbollin kosovar nis sot me El Clasicon mes Trepçës e Prishtinës
Prishtinë(AsistiOnline) – Sot nis xhiro e 16-të e Superligës së Kosovës te meshkujt me ç’rast e para për vitin e ri 2024.
Padyshim që kryendeshja zhvillohet në palestrën e zjarrtë ”Minatori”, atje ku Trepça e pret Sigal Prishtinën.
Mitrovicasit janë liderë me 13 fitore e dy humbje, kurse prishtinasit janë në vendin e tretë me dhjetë fitore e pesë humbje.
Në dy ballafaqimet e këtij edicioni, ‘Xehetarët’ fituan 78:66 si vendas dhe 66:76 si mysafirë. Përballjet mes këtyre dy skuadrave gjithmonë kanë qenë interesante dhe janë zhvilluar në një atmosferë të zjarrtë sportive dhe kështu pritet edhe sonte.
Ndeshja fillon nga ora 17:00 dhe transmetohet direkt në Sport1 e Klan Kosova.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.