P.C Prizreni ndahet me Mihajlovskin pas vetëm një ndeshje
Prishtinë(AsistiOnline) – Një njoftim befasues ka ardhur sot nga klubi i Proton Cable Prizrenit.
Aty shkruan se klubi ka ndarë rrugët me trajnerin Igor Mihajlovski, me të cilin filloi bashkëpunimin para më pak se një jave.
“Ky vendim erdhi pasi trajneri nuk arriti t’i bindi menagjmentin e klubit rreth punës së tij dhe i njejti u shkarkua nga pozita që kishte”, shkruan në njoftim.
Mihajlovski drejtoi Prizrenin në ndeshjen ndaj Bashkimit të cilën e humbën me diferencë tejet të thellë.
Në fund të njoftimit shkruan se klubi gjatë javës do të informojë për timonierin e ri. /AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.