Basketboll

KOSOVA(U-20 M) MPOSHTET EDHE NË NDESHJEN E DYTË TË EUROPIANIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Përfaqësuesja e Kosovës U-20 në konkurencën e meshkujve, ka pësuar edhe në ndeshjen e dytë të Kampionatit Evropian – Divizioni B.

Djelmoshat e rinjë sot janë mposhtur nga Holanda me rezultatin 40-88. Në një ndeshje që nuk dha ndonjë lojë të mirë sidomos nga ekipi ynë që nuk ishte fare në nivelin e pritur.

Në fitoren e holandezëve sot kontribuesit kryesorë ishin, Norbert Thelissen me 13 pikë, si dhe Stan Elzen me 12 pikë.

Tek Kosova vetëm Dardan Kapiti arriti pikë dyshifrore, 10 sosh.

Kosova ndeshjen e radhës e luan nesër ndaj Armenisë ku edhe shpresojmë në fitore eventuale.

Komentet janë të mbyllura.