Basketboll

Jonçevski publikon listën, dy shqiptarë ftohen te Maqedonia e Veriut

Prishtinë(AsistiOnline) –  Kryetrajneri i Bashkimit dhe njëherazi selektori i Maqedonisë së Veriut, Alek Jonçevski së fundmi ka publikuar listën e gjerë të Kombëtares

Në këtë listë bien në sy ftesat për dy shqiptarët nga Ilirida të cilat luajnë në Superligën e Kosovës, Lejson Zeqirin e Bashkimit dhe Rezart Mehmedin e Yllit, shkruan AsistiOnline.com

Jonçevski për këtë grumbullim ka ftuar gjithsejt 24 basketbollistë dhe gradualisht lista do të ngushtohet varësisht nga paraqitjet e lojtarëve në stërvitje.

Maqedonia e Veriut do të luajë ndeshjet e saj në kuadër të kualifikimeve për Eurobasket 2025. në këtë cikël i cili nis më 23 shkurt me ndeshjen kundër Estonisë në shtëpi, ndërsa ndaj Polonisë jashtë parketit vendas, tre ditë më vonë.

Një surprizë pozitive në listën e Jonçevskit është rikthimi i Damjan Stojanovskit në kombëtare, duke qenë se kapiteni i MZT Skopjes ishte jashtë saj për saktësisht dy vite. Në listë figuron edhe Nenad Dimitrijevic, i cili është basketbollisti më i mirë maqedonas për momentin dhe luan në formë të shkëlqyer në fanellën e Unics-it në Rusi.

Lista e plotë:

Mund të jetë një imazh i 1 person, Duke luajtur basketboll dhe teksti

Komentet janë të mbyllura.