Warning: Constant WP_MEMORY_LIMIT already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 94

Warning: Constant WP_DEBUG already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 95
Sonte tjetër derbi, Bashkimi e pret Trepçën në Prizren – AsistiOnline
Basketboll

Sonte tjetër derbi, Bashkimi e pret Trepçën në Prizren

Prishtinë(AsistiOnline) – Sonte luhet edhe një super-derbi i basketbollit kosovar.

Bashkimi e pret Trepçën në palestrën simpatike të ”Sezai Surroi” të Prizrenit, me ç’rast të dyja ekipet pritet të luftojnë maksimalisht për fitore.

Prizrenasit janë në vendin e gjashtë me shtatë fitore e 12 humbje, kurse mitrovicasit në vendin e parë me 17 fitore e dy humbje. Këtë edicion ‘Xehetarët’ kanë dy fitore ndaj Portokallezinjëve, 77:99 dhe 84:67.

Ndeshja fillon nga ora 19:00 dhe transmetohet direkt në KSport.

Komentet janë të mbyllura.