Prishtina fiton thellë ndaj AEL-it në Ligën Ballkanike
Prishtinë(AsistiOnline) – Sigal Prishtina e ka fituar thellë ndeshjen ndaj ekipit AEL Limassol në Ligën Ballkanike.
Skuadra kosovare triumfoi ndaj qipriotëve me rezultatin e thellë, 86-71.
Shaheed Davis shkëlqeu te Prishtina sonte me 28 pikë e 8 kërcime, derisa vlen të ceket edhe performanca e mirë e kapitenit Dardan Berisha në rikthim pas lëndimit me 20 pikë dhe nga 11 pikë shtuan Donte Clark e Henrik Shirko.
Te AEL, Jordan Shepherd kishte 26 pikë e Tyrn Flowers 13 sosh.
Prishtina momentalisht në këtë garë ka 3 fitore e 1 humbje, derisa AEL numëron 4 fitore e 2 humbje.
Në xhiron e ardhshme, Prishtina e luan derbin e Ligës Ballkanike ndaj Pejës me 29 shkurt.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.