Basketboll

FBK paralajmëron tifozët për masa të rrepta të sigurisë, tregon se çka nuk lejohet në palestër

Prishtinë(AsistiOnline) – Nesër fillon organizimi i madh i Kupës së Kosovës në qytetin e bukur të Gjakovës.

Federata e Basketbollit të Kosovës sot ka bërë një njoftim të rëndësishëm rreth masave të rrepta që i ka vendosur në bashkëpunim me Policinë e Kosovës në mënyrë që ky event të kalojë siç është më së miri.

Në njoftim shkruan se Policia e Kosovës do të jetë e vendosur në perimetrin e sigurisë, me ç’rast do të bëjë filtrimin e shikuesve për moslejimin e bartjes së gjësendeve të palejuara apo të rrezikshme në portat hyrëse etj.

Gjithashtu kërkohet posedimi i dokumentit identifikues së bashku me biletë, përderisa ata që nuk posedojnë bileta nuk do të kenë mundësi të afrohen te portat e palestrës.

Ndërsa gjërat e palejuara përfshijnë:

• Mjetet piroteknike,

• Shishet e qelqit pavarësisht madhësisë,
• Shishet e plastikës pavarësisht madhësisë,
• Pijet alkoolike dhe substancat narkotike,
• Ushqim i çfarëdo lloji (përveç ushqimit të fëmijëve 24 muajsh),
• Ombrella,
• Armë zjarri ose armë të ftohta apo çfarëdo mjeti tjetër që mund të përdoret si armë,
• Sende të rënda (çanta shpine, karrige të palosshme etj.),
• Kamera profesionale dhe video kamera,
• Çdo material promovues racist, ksenofobik, politik, fetar.

Komentet janë të mbyllura.