Gjysmëfinalja e parë e Ligës së parë mbyllet me 57 pikë diferencë, Bora në finale
Prishtinë(AsistiOnline) – Bora është skuadra e parë finaliste e Kupës së Ligës së parë.
Ekipi prishtinas e ka mposhtur në gjysmëfinalen e parë, KB Kosovarin me rezultat të thellë 116-59.
Bora ka mposhtur me dominim ekipin e Kosovarit duke mos e vënë fitoren asnjë moment në dyshim.
Më të dalluarit tek ky ekip ishin: Tyus Jefferson me triple double (24pk, 11ast, 10krc) dhe Dion Haxhosaj me double double (25pk, 12krc).
Te Kosovari, Eliot Peci kishte 22 pikë e Adrian Ibishi 15 sosh.
Në finale, Bora takohet me fituesin e gjysmëfinales, Vushtrria-New Basket.
Komentet janë të mbyllura.