PËRFAQËSUESJA E KOSOVËS A, SOT NISI STËRVITJET PËR PARAKUALIFIKIMET E EUROBASKET 2021
Prishtinë (AsistiOnline) – Përfaqësuesja e Kosovës A, në konkurencën e meshkujve sot ka nisur stërvitjet e saj në rrugën drejt Eurobasket 2021.
Nën-komandën e ndihmës trajnerit Bujar Loci, sot“dardanët” nisën stërvitjet që të përgatiten sa më mirë për tu munduar që ta përfaqësojnë Kosovën sa më denjësisht në ndeshjet parakualifikuese për Eurobasketin e 2021-tës.
Në stërvitjen e sotme nuk kanë qenë prezent të gjithë basketbollistët, por në ditët e ardhshme pritet që ekipi të kompletohet dhe të përgatitet sa më mirë. Ekipit pritet ti bashkohet që nga nesër edhe kryetrajneri Damir Mulaomerovic.
Kryetrajneri Mulaomerovic mungoi në stërvitjen e parë, por ekipi u udhëhoq nga ndihmësi Bujar Loci i cili tha se do të përgatiten si kondicionalisht ashtu edhe taktikisht për të korrur fitore në ndeshjet që Përfaqësuesja i luan në Gusht për parakualifikimet e Eurobasket 2021.
Raundi i tretë i parakualifikimeve për Eurobasket 2021 do të zhvillohet prej 3 deri më 21 gusht. Dardanët ndeshjet si vendas do t’i zhvillojnë në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.
Grupi G:
3 gusht Luksemburgu – Kosova
7 gusht Kosova – Britania e Madhe
14 gusht Kosova – Luksemburgu
17 gusht Britania e Madhe – Kosova
Komentet janë të mbyllura.