Azerbejxhani ka natyralizuar dy yjet të Euroligës, njëri pritet të luajë ndaj Kosovës
Prishtinë(AsistiOnline) – Përfaqësuesja e Kosovës A te meshkujt, gjatë këtij muaji do ti zhvillojë dy ndeshjet e para në parakualifikimet për Kampionat Botëror 2027.
Ekipi ynë do të luajë fillimisht ndaj Irlandës të enjtën (22 shkurt) e pastaj ndaj Azerbejxhanit me 25 shkurt.
AsistiOnline.com dje publikoi listën e Irlandës ndaj Kosovës, derisa në hulumtim e sipër sot ju njoftojmë edhe për rosterin e Azerbejxhanit.
Kombëtarja azere gjatë verës ka natyralizuar dy lojtarë shumë kualitativë, bëhet fjalë për yje të Euroligës, amerikanët Zach Leday (Partizan – Beograd) dhe Donta Hall (Monaco – Francë), edicionin e kaluar që të dy luajtën në play off të Euroligës, madje Hall luajti me Monacon deri në gjysmëfinale, transmeton AsistiOnline.com
Leday luan në pozitat 3/4 e Donta Hall luan në pozitën 5, që të dy kanë karrierë shumë të pasur dhe mbetet të shihet se për cilin lojtar do të vendos në fund, selektori i Azerbejxhanit, pasi vetëm një i natyralizuar ka të drejtë loje me rregulloret e FIBA-s.
Vlen të ceket se Leday dhe Hall do t’i bashkohen ekipit azer gjatë qëndrimit në Zvicër, para ndeshjes që zhvillohet mes dy kombëtareve me 22 shkurt.
Lista e gjerë e Azerbejxhanit ndaj Kosovës:
Saadettin Donat (Ormanspor – Turqi)
Ercan Donat (Etimesgut – Turqi)
Orhan Haciyeva (Yalovaspor – Turqi)
Zaur Pashayev, Jalilabad
Ender Poladkhanli (Sabah)
Nazar Guliyev (Sumqayit)
Akbar Mammadov (BH Baku)
Kamran Mammadov (Neftci)
Ulash Turgut (Neftci),
Jabrayil Akbarov (Serhedci)
Elshad Shirzadov (BH Baku)
Shirzad Shirzadov (Sabah)
Fikrat Alakbarov (Xirdalan)
Rashid Abbasov (BH Baku)
Said Ismayilov (Xezri).
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.