BASHKIMI(F) ANULON PJESËMARRJEN NË ARENËN NDËRKOMBËTARE
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Bashkimit në konkurencën e femrave nuk do të luajë në garat ndërkombëtare as këtë stinor.
AsistiOnline.com ka marrë vesh nga burime pranë klubit prizrenas, se mungesa e përkrahjes së duhur, por edhe shpenzimet e shumta të cilat i duhen ekipit për këtë garë, kanë bërë që drejtuesit e klubit në një bisedë që kanë pasur mes vete kanë vendosur që të anulojnë edhe sivjet pjesëmarrjen e tyre në gara ndërkombëtare.
Skuadra e Bashkimit para disa ditësh kishte marrë ftesë nga bordi i Euro Cup Women, për të qenë pjesë e garës së sivjetme, por tash drejtuesit e skuadrës kosovare nga Prizreni kanë vendosur që klubi i tyre të mbetet jashtë këtyre planeve edhe sivjet, për shkaqet e ditura më lartë.
Të kujtojmë se skuadra e Bashkimit është pothuajse ekipi më i organizuar në dy vitet e fundit në basketbollin kosovar femëror, krejt kjo në saje të punës që po bën, Kryetari i klubit Rrahman Përteshi.
Pjesë e Euro Cup Women, nga ekipet kosovare sivjet do të jetë skuadra e Prishtinës.
Komentet janë të mbyllura.