Basketboll

Bashkimi triumfon ndaj Penzës, i vetmi pa humbje në Ligën Unike

Bashkimi ka shënuar fitoren e pestë në pesë ndeshje të Liga Unike Femrat.

Skuadra prizrenase që së fundi fitoi Kupën e Kosovës shënoi fitore ndaj Penzës 62:66 (14:14, 17:17, 13:14, 18:21), në sfidën  që u zhvillua ne Prizren.

Ndeshja ka qenë e barabartë nga fillimi deri në fund. Pjesa e parë përfundoi 31:31 dhe dy minuta nga fundi shifrat ishin 59:59, por në momentet vendimtare prizrenaset ishin më të mira dhe fituan 62:66.

Skuadra nga Peja ka një fitore e pesë humbje. Te Penza më e mirë ishte Wingate Davion Gayle me 22 pikë e tetë kërcime, kurse te prizrenaset kapitenia Aulona Muhadri me 15 pikë e 19 kërcim

Komentet janë të mbyllura.