Shqipëria mposhtet në momentet e fundit nga Armenia
Prishtinë(AsistiOnline) – Kombëtarja e Shqipërisë e ka nisur me humbje kampanjën parakualifikuese për Kampionatin Botëror 2027.
Ekipi shqiptar u mposht sot nga Armenia me rezultat të ngushtë 84-79.
Daniel Lekndreaj ishte më i dalluari te Shqipëria me 19 pikë, 6 kërcime e 5 asiste, derisa u ndihmua edhe nga Juljan Hamati me 16 pikë e Elvisi Dusha me 15 sosh.
Te armenët, Andre Spight kishte 31 pikë e Chris Jones shtoi 22 sosh.
Në ndeshjen e dytë të këtyre parakualifikimeve, Shqipëria e pret Austrinë në nëntor.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.