Basketboll

Kampionia e mposht thellë Vëllaznimin në Gjakovë

Prishtinë(AsistiOnline) – Pas pushimit dy javor, Peja është rikthyer në aksion me fitore në Superligën e Kosovës.

Klubi verdhezi ka triumfuar ndaj Vëllaznimit në Gjakovë me rezultat tejet të thellë

Gjakovarët e fituan çerekun e parë ngushtë (15-14), derisa pejanët reaguan shpejtë duke fituar thellë çerekun e dytë (16-36), për të shkuan në pushim mes pjesëve me epërsi dyshifrore 31-50.

Në pjesën e dytë, vazhdoi loja e mirë e Pejës që fitoi çerekun e tretë (23-27), derisa Vëllaznimi e fitoi periudhën e fundit (20-15), por e cila nuk mjaftoi për fitore dhe kësisoj pejanët shënuan fitore meritore.

Larry Thomas shkëlqeu te Peja sonte me 25 pikë, derisa Justin Davis shtoi 17 pikë e Arian Qallaku kishte 16 sosh.

Te Vëllaznimi, Jahenns Manigat kishte 18 pikë e Myreon Jones shtoi 16 pikë.

Pas 22 xhirove, Peja gjendet në pozitën e dytë me 16 fitore e 6 humbje, e Vëllaznimi rrezikon pozitën e 5-të me 9 fitore e 13 humbje.

Në xhiron e ardhshme, Vëllaznimi e pret Bashkimin e Peja luan ndaj P.C Prizrenit.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.