Basketboll

Anëtarët e bordit të klubit të Prishtinës refuzojnë dorëheqjen e Stavilecit nga pozita e kryetarit

Prishtinë(AsistiOnline) – Blerand Stavileci megjithatë pritet të mbetet kryetar i Sigal Prishtinës së paku edhe për një periudhë të caktuar kohore.

Pak orë më parë, AsistiOnline.com njoftoi për dorëheqjen e kryetarit të KB Prishtinës, Blerand Stavileci nga pozita që mbante në klub, por duket se ky vendim nuk ju ka pëlqyer anëtarëve të bordit drejtues të klubit bardhekaltër dhe një gjë e tillë është refuzuar kategorikisht nga ta.

Në një prononcim zyrtar nga klubi prishtinas për AsistiOnline.com, kanë konfirmuar se Stavileci ka ofruar dorëheqjen e tij të plotë nga klubi prishtinas, por që anëtarët e bordit të klubit bardhekaltër e kanë refuzuar një gjë të tillë dhe sipas të gjitha gjasave ai do të mbetet kryetar i KB Prishtinës deri në një vendim tjetër.

Po është e vërtetë se kryetari Stavileci ka ofruar dorëheqjen, mirëpo në mbledhjen e jashtëzakonshme të bordit të klubit, anëtarët e kryesisë e kanë refuzuar kategorikisht atë vendim të tij dhe deri në vendim tjetër, ai do të mbetet pjesë e pandashme e jona”, thuhet në përgjigjjen e klubit bardhekaltër për AsistiOnline.com

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.