Basketboll

Vëllaznimi arrin edhe një fitore të madhe, siguron ”play off”-in

Në një dramë të vërtetë, Vëllaznimi ka mundur Proton Cable Prizrenin me rezultat 85:87 (30:24, 20:17, 21:28, 14:18), në javën e 24-t të Prince Caffe Superligës.

Çereku i parë ishte kryesisht i baraspeshuar, me vendasit që shkëputen në fund dhe fitojnë këtë pjesë 30:24. Ngjashëm ishte edhe periudha e dytë, me vendasit që shkuan në pushim me shifrat 50:41.

Megjithatë, kuqezinjtë nuk u dorëzuan, duke afruar shifrat, derisa rezultati pas 30 minutash ishte 71:69. Dramë u zhvillua në çerekun e katërt, me rikthime dhe lojë interesante. Jalen Ray shënoi për 82:85, e më pas Ty Cockfiled me treshe barazoi shifrat në 85:85, megjithatë, Ray shënoi tre sekonda nga fundi shënoi dy gjuajtjet e lira për 85:87.

Te prizrenasit u dalluan Ty Cockfield me 26 pikë, shtatë kërcime e pesë asistime, Isaiah Kelly me 19 pikë e 14 kërcime dhe Urim Zenelaj me 18 pikë e nëntë kërcime, kurse te skuadra kuqezi u dalluan Jalen Ray me 30 pikë e shtatë kërcime dhe Myreon Jones me 20 pikë.

Proton Cable Prizreni mbetet në vendin e shtatë me shtatë fitore e 17 humbje, kurse Vëllaznimi në vendin e pestë me 11 fitore e 13 humbje.

Komentet janë të mbyllura.