Warning: Constant WP_MEMORY_LIMIT already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 94

Warning: Constant WP_DEBUG already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 95
Prishtina fiton ndaj AEL-it edhe në ndeshjen e kthimit në Qipro – AsistiOnline
Basketboll

Prishtina fiton ndaj AEL-it edhe në ndeshjen e kthimit në Qipro

Sigal Prishtina ka regjistruar një fitore të rëndësishme në Ligën Ballkanike.

Skuadra e drejtuar nga Albert Sylejmani triumfoi sonte në udhëtim ndaj AEL Limassol.

Ndeshja e zhvilluar në “Nicos Solomonides Arena” përfundoi me rezultatin 67:70.

Diamond Stone me 28 pikë ishte më i dalluari në fitoren e prishtinasve.

Ai u ndihmua edhe Dante Clark me 19 pikë dhe Derrick Wilson me 12 sosh.

Te vendasit më i dalluari ishte Tyrn Flowers, që shënoi 26 pikë.

Prishtina tani numëron pesë fitore dhe dy humbje, teksa renditet e dyta në tabelë me 12 pikë, aq sa ka edhe Peja si e treta.

AEL-i është lider me 13 pikë, por me një ndeshje më shumë të zhvilluar

Komentet janë të mbyllura.