Basketboll

Johnson e Prishtinës MVP e finales së Ligës Unike

Çmimin MVP e finales së Ligës Unike e zhvilluar dje mes Prishtinës dhe Bashkimit  e ka fituar lojtarja, Asianae Johnson.

Ajo e mbylli ndeshjen me 27 pikë e dhjetë kërcime, çmim që u nda nga Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku dhe Klodeta Krasniqi, Shefe e Kabinetit të Ministrit Hajrulla Çeku.

Johnson tregoi në ndeshje fantastike mbrëmë në finalen e madhe.

Komentet janë të mbyllura.