Mbyllet stinori i rregullt, në vikend nis faza e play off-it
Prishtinë(AsistiOnline) – Natën e djeshme është mbyllur stinori i rregullt në Superligën e Kosovës te meshkujt.
Një edicion mjaft interesant dhe mërballje tepër interesante u karakterizua edhe sivjet, derisa të gjitha ekipet (përjashto Istogun), ishin në garë për play off pothuajse deri në fund, transmeton AsistiOnline.com
Trepça sivjet u tregua fantastike duke e mbyllur stinorin me vetëm 3 humbje dhe 25 fitore, derisa u pasua nga Peja me 19 fitore e 9 humbje, sikurse që kishte Ylli në vendin e tretë, por në përballjet direkte ka qenë më e mirë Peja.
Në vendin e katërt përfundoi Prishtina e pas tyre Vëllaznimi dhe Bashkimi, gjersa në play out, rënies nga Superliga i shpëtoi P.C Prizreni që megjithatë nuk dihet nëse do jetë pjesë e Superligës në edicionin e ri, deri në vendimin e ardhshëm të drejtuesve të klubit.
Nga Superliga sivjet ra ekipi i Istogut që ishte debutuant në rangun më të lartë të basketbollit kosovar.
Dy ekipet e para, Trepça dhe Peja do e nisin play off-in dhe luftën për titull nga faza gjysmëfinale, derisa, Ylli dhe Bashkimi luajnë në çerekfinale, sikurse që luan Prishtina ndaj Vëllaznimit.
Përcaktohen çiftet çerekfinale dhe ekipet eventuale që i presin Trepça dhe Peja në gjysmëfinale
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.