Nëse fiton sonte, Prishtina së bashku me këtë skuadër do prijnë me tituj në Ligën Ballkanike
Prishtinë(AsistiOnline) – Fitorja e sontme e Prishtinës ndaj AEL-it të Qipros në Ligën Ballkanike, do të thoshte fitim i trofeut për klubin kosovar.
Prishtinasit në të kaluarën e kanë fituar edhe dy herë të tjera këtë trofe, derisa nëse triumfojnë sonte do të ishte hera e tretë dhe rrjedhimisht do të barazoheshin me tituj me Levskin e Sofjes nga Bullgaria që ka tre tituj të Ligës Ballkanike dhe është skuadra më e trofeshme aktualisht.
2 tituj në Ligën Ballkanike i ka edhe skuadra izraelite Galil Gilboa, derisa ekipet tjera kanë nga një trofe të tillë.
Bardhekaltrit kanë triumfuar më 2015 dhe 2016, dhe në finalen e tretë duan trofeun e tretë.
Në finale të kësaj gare kanë qenë, Peja edicionin e kaluar dhe Bashkimi më 2018.
Në tri vitet e fundit kanë qenë skuadrat izraelite që kanë fituar, derisa më 2021 ishte anuluar për shkak të Covid 19.
Komentet janë të mbyllura.