12 vjeçari Aldin Pacolli kampion me ekipin e Luganos në Zvicër
Prishtinë(AsistiOnline) – Sukseset e talentëve nga Kosova në shtetet evropiane po bëjnë bujë edhe në basketboll.
I freskët së fundmi është rasti i talentit 12 vjeçar, Aldin Pacolli me prejardhje nga Prishtina i cili së bashku me ekipin e Luganos janë shpallur kampionë në shtetin e Zvicrës për gjeneratën U12.
I lindur me 9 shtator të vitit 2012, Pacolli prej kohësh luan tek ekipi i Lugano Mabetex, derisa në finale të kampionatit të sivjetm e kanë mposhtur ekipin BC Arbedo 79 e ku rezultati final i ndeshjes ishte 31 : 46 në favorin e Lugano Mabetex.
Në finalen e madhe, Aldini ishte tejet efikas në lojë me 5 pikë, 4 asiste dhe 5 kërcime.
12 vjeçari gjatë pushimeve verore vjen gjithmonë në Kosovë dhe stërvitet me Arbnore Përçukun.
Vlen të ceket se Aldini është i biri i ndërmarrësit të suksesshëm, Emin Pacolli i cili dikur ishte financues i madh i basketbollit kosovar dhe klubit të Mabetexit. /AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.