Basketboll

PËRFUNDOI EDHE TURNEU I FERIZAJIT: “AIR FORCE ONE” FITOI, “THE ANSWER” U KUALIFIKUA PËR SUPER-FINALE!

Prishtinë(StreetballKosova) – Ka përfunduar edhe dita e tretë e turneut të Streetball Kosova 2019. Dhe me të vërtetë edicioni jubilar i Streetball Kosovës i 20-ti në histori, po kurorëzohet në mënyrën më të mirë të mundshme, me super-organizim, super-adhurues, me fusha përplot shikues e përplotë ekipe cilësore në terene.

Lirisht mund të themi, se në turin e sivjetm në Ferizaj, moti-moti ekipe më cilësore dhe më rivalizuese se sivjet nuk ka pasur. Plotë 14 ekipe e përfaqësuan Ferizajin apo edhe numrin 05-shin, që është numër rekord dhe jashtë limiteve për sivjet, por që nuk kemi pasur zgjidhje të tjera dhe janë futur 14 ekipe, sepse interesimi ka qenë jashtë normales.

Ekipet e sotme në super-super turneun e Ferizajit ishin: 3×3 Gjilan, Air Force One, FRA-MED, Fragment Dea, Jagerat, KB Prishtina 3×3, Kerasan, Monore Bar, Nice, Shah Mat, Te Luzha, Team 11, The Answer, Young Bloods.

Këto ekipe ishin të ndara në katër grupe: Dy grupet A dhe B kishin nga tre ekipe, kurse C dhe D kishin nga 4 ekipe, shkaku i numrit të madh të ekipeve të paraqitura.

Në grupin A, nuk kishte asnjë befasi, për faktin se Air Force One, shkoi sigurtë dhe nga dy ndeshje të luajtura fitoi dy herë. Vendi i dytë i grupit, Jagerat që ishin ekip tejet kompetetiv arritën një fitore ndaj ekipit te Luzha dhe pësuan një humbje nga Air Force One. Përderisa ekipi te Luzha pësoi dy disfata nga dy ndeshje të luajtura, nga ekipet e lartë cekura.

Në grupin B, ekipi maqedonas Fragment Dea që arriti deri në gjysmëfinale, në grupe shënoi dy fitore të lehta nga po aq ndeshje, përderisa vendi i dytë, Nice, kishte një fitore dhe një humbje. Ndërsa Fla Med pësoi dy disfata nga dy ndeshjet.

Në grupic C, situata ishte më ndryshe sepse aty ishin 4 ekipe: Lideri i grupit ishte Prishtina 3×3 e përbërë nga lojtarë prishtinas, si Zgjim Gërxhaliu, Agim Hamiti, Granit Makolli dhe kapiteni Driton Ibrahimi. Ky ekip arriti tre fitore pa telashe nga po aq ndeshje të zhvilluara. Ndërsa ekipi i dytë i ranguar ishte Kerasani, që arriti 2 fitore nga 3 ndeshje të zhvilluara. Në anën tjetër vendi i tretë ishte “SHAH MAT” që pësoi dy herë dhe fitoi një herë. Dhe ekipi i fundit i grupit C ishte, Young Bloods që pësoi tre disfata nga po aq ndeshje të luajtura.

Në grupin e fundit, D ishin poashtu katër ekipe. Përderisa ekipi i përbërë kryesisht me lojtarë nga Shqipëria përpos Besar Ahmetit nga Kosova ishte lider i padiskutueshëm i grupit. The Answer pa telashe arriti tre fitore nga tre ndeshjet. Team 11 arriti një fitore dhe pësoi dy disfata që ishe ndër befasitë e grupit. 3×3 Gjilani pësoi dy herë dhe arriti një fitore në këtë grup. Dhe në fund ekipi që mbeti pa fitore, ishin: “Monroe Bar” që nga tre ndeshje nuk arritën asnjë fitore.

Pas fazës së grupeve, u përcaktuan edhe gjysmëfinalistët e njërës ndër garat më të mira viteve të fundit nëpër qytetet e Kosovës, ksaj të djeshmes në Ferizaj.

Vendi i parë i Grupit A që ishte Air Force One, luajti në gjysmëfinale me vendin e parë të Grupit C, që i bije Prishtina 3×3.

Në gjysmëfinalen e dytë u ndeshën, vendi i parë i grupit B dhe vendi i parë i grupit D, që i bije, Fragment Dea kundër The Answer.

Në gjysmëfinalen e parë që ishte shumë, shumë kualitative, fillimisht nisi me një tempo të barabartë, madje deri kah periudha e parë 5 minutëshe rezultati shkonte baraz, në periudhën e fundit 5 minutëshe, ekipi i Air Force One që sivjet ishin edhe reprezentues të Kosovës 3×3 treguan përvojën e tyre dhe mposhtën 21-13, ekipin e Driton Ibrahimit të përbërë nga ish-lojtarët e Prishtinës që janë të lartëcekur edhe në grupin C.

Në anën tjetër, në gjysmëfinalen e fundit që ishte më dramatike se e para u dhurua spektakël nga ekipet por edhe nga publiku që përkrahte ekipin nga Shqipëria, kundrejt ekipit maqedonas. Kjo ndeshje gjatë tërë kohës ishte e barabartë, sepse ekipet luanin me kujdes dhe nuk lejoheshin pikët e lehta, por në minutat e fundit, ekipi i “The Answer” e ruajti bukur në mbrojtje gjigantin e maaqedonëve “Marko Gjuroskin” dhe në anën tjetër Erjon Llazani bombardonte me dyshe së bashku me Marsel Aliajn. Duke bërë që në fund THE ANSWER të fitonte gjysmëfinalen e dytë dhe madhështore që u luajt në FERIZAJ.

Krejt në fund, arriti edhe momenti kulmor. Finalja e shumëpritur, që ishte në plan me dy ekipet më të mira të Ferizajit sivjet, sepse arritën në finale me plotë meritë.

AIR FORCE ONE – Në një anë me Altin Sahitin, Arti Hajdarin, Arian Memetin dhe Albatrit Berishën.

THE ANSWER – Në përbërje me Erjon Llazanin, Marsel Aliajn, Besar Ahmetin dhe Dod Lekndreaj.

Rrjedha e finales ishte tejet e nxehtë, me dy ekipet që luanin edhe në mbrojtje edhe në sulm në mënyrë agresive. Përderisa në pesë minutëshin e parë ekipet luajtën më me kujdes dhe ndeshja shkoi më barabartë, ekipi i Air Force One në pjesë lojën e dytë bombardoi me Arti Hajdarin me 3 dy pikësha dhe e siguroi fitoren 21-15 për ekipin e tij duke e rikonfirmuar edhe në Ferizaj forcën e reprezentuesve kosovarë.

Por, nuk përfundon me kaq. Përkundër humbjes “THE ANSWER” janë kampionë të garës së Ferizajit për faktin se “AIR FORCE ONE” fituan edhe në turneun e Gjakovës dhe nuk kanë të drejtë të përfaqësojnë dy qytete në super-finalen e Prishtinës. Pra, “THE ANSWER” që janë nën-kampionë të Ferizajit do të jenë në SUPER-SUPER finalen e madhe të Prishtinës.

Ndërsa ne deri vitin e ardhshëm, juve dashamirë të Streetbollit nga Ferizaji por edhe juve qytetarë të shumtë që ishin prezent dje për ta parë spektaklin nga ekipet, ju falemderojmë përzemërisht dhe se do të vazhdojmë t’ju dhurojmë edhe spektakle të tjera në vitet e ardhshme.

Për fund një falenderim i veçantë edhe për Drejtorinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit në Ferizaj që na përkrahën me organizim në çdo hap në qytetin e Ferizajit. FALEMINDERIT.

Shihemi të martën, PRIZREN.

Komentet janë të mbyllura.