Basketboll

SPECIALE NGA ASISTI: Analizat krahasuese ekipore në finale  

Finalja fantastike midis Trepçës e Golden Eagle Yllit me shumë simbolika dhe statistika interesante

A do ta barazoj Golden Eagle Ylli serinë në 2 me 2 apo Trepça do të fiton dhe të shpallet kampione për herë të parë pas plot 12 viteve, këtë do ta mësojmë pas 40 minutave vendimtare të dielën me fillim nga ora 17:00 në ndeshjen e katërt finale e cila zhvillohet në Therandë dhe transmetohet direkt në Klan Kosova dhe Artmotion.

Është kjo ndeshje e cila do të përcaktoj nëse kjo seri do të shkoj në ndeshjen e pestë eventuale apo ky edicion i bukur i elitës së basketbollit tonë i Prince Cafe Superligës do të përfundoj në Therandë.

Fitorja eventuale e Yllit do ta barazonte kte seri në 2:2 dhe do ta zgjaste për edhe një ndeshje kte edicion fantastik kurse fitorja e Trepçës do të dërgonte trofeun e çmueshëm të kampionit të Kosovës në basketboll në Minatori, pas plot 12 vjetëve.

Ju rikujtojmë se , ishte pikërisht Golden Eagle Ylli ai që parvjet ia mohoi titullin e kampionit Trepçës duke e mposhtur me 3:1 në finale dhe duke u stolis me titullin e dytë rresht.

Finalja e sivjetme është reprizë e finales së parvjetme ndërmjet dy prej skuadrave më të suksesshme kosovare, Trepçës e cila ka 4 tituj kampionit të fituar në basketbollin e pavarur kosovar nga edicioni 1991/92 (1993, 2000, 2001, 2012) kurse nga ana tjetër kemi Golden Eagle Yllin i cili shkëlqeu në elitën e basketbollit kosovar dy herë rresht në vitet 2021 dhe 2022.

Përndryshe, Trepça edhe vjet ishte në finale ku pas një trileri dhe drame në pesë ndeshje u mposht nga Peja dhe sivjet është kjo finalja e tretë rresht për skuadrën mitrovicase.

Është ky duel midis dy skuadrave që po synojnë të kthejnë titullin e kampionit në sirtarët e vet: Trepça pas plot 12 vjetëve dhe Ylli pas dy edicioneve ndërsa, Trepça po lufton për titullin e pestë në histori Ylli po bënë betejë për të tretin.

Shumë simbolika e statistika ka kjo ndeshje, me  shumë detaje interesante për të cilat kishim mundur të flasim me ditë të tëra por po i shkëpusim vetëm disa më të rëndësishmet që i kemi shkëputur dhe përpunuar nga duelet e fundit të kësaj serie finale ku rezultati aktual është 2:1 për Trepçën

 

Analizat krahasuese ekipore në finale

Trepça është ë efikase me mesatare prej 80.3 PPN (pikë për ndeshje) për dallim nga Golden Eagle Ylli që ka shënuar mesatarisht nga 75,3 pikë në tre duelet e deritashme.

Sa i përket shënimeve, pozitat ku po dominon Trepça janë tentimet për dy pikë  dhe sidomos në brendi. Trepça po realizon 20 dypikësha për ndeshje nga 36 tentime me një efikasitet prej 56% .

Ylli nga ana tjetër po realizon mesatarisht nga 15 dypikësha prej 39 tentimeve që është 5 dyshe më pak për ndeshje dhe efikasitet shumë më i dobët prej vetëm 39%.

Në treshe , skuadrat po realizojnë njësoj nga 7 treshe për ndeshje por Trepçës po i duhem më pak tentime 21 kurse Yllit 24. Pra, edhe te treshet Yllit po i duhet me gjuajt më shumë për me i shënua 7 treshet.

Sa i përket gjuajtjeve të lira , aty Ylli është me efikas me 74% të realizimit dhe nga mesatarja e gjuajtur prej 23 penaleve po shënon nga 17 herë për duel kurse Trepça e cila po tenton më shumë, nga 26 herë për ndeshje po realizon nga 18.7 GJ.L. që është efikasitet prej 70%

 

Trepça gjithashtu dominon në kërcime me 34 KRCPN për dallim nga Ylli që realizon 30KRCPN

 

Edhe në asistime, Trepça është dukshëmmë e mirë me 17,3 AST , gati 5 më shumë sesa Ylli, lojtarët e të cilit në tre duelet paraprake mesatarisht kanë asistuar 12.7 herë

 

Elementi ku dominon Ylli janë topat e vjedhur me 7,3 TVJ mesatarisht për dallim nga Trepça që ka rrëmbyer vetëm 4,3 topa për ndeshje

 

Përndryshe, dobësi e madhe e Trepçës janë topat e humbur për të cilat po ankohet shumë trajneri Beqiragiqi sepse në tri ndeshjet e deritashme lojtarët e tij kanë humbur mesatarisht nga 12 TH për ndeshje kurse lojtarët e Mijoviqit kanë qenë shumë më të kujdesshëm me vetëm 8,7 TH për ndeshje.

 

Sa i përket bllokadave aty skuadrat janë plotësisht të barabarta me nga 2,3 BLK PN

 

 

Komentet janë të mbyllura.