Bashkimi befason me riorganizimin, vazhdon kontratat me Lejson Zeqirin, Altin Morinën e Samir Zekiqin
Prishtinë(AsistiOnline) – Bashkimi duket se po punon që nga tash për edicionin e ri të garave.
Klubi prizrenas ka njoftuar para pak momenteve se ka vazhduar kontratat me tre lojtarët e edicionit të kaluar.
Bëhet fjalë për Lejson Zeqirin, Altin Morinën e Samir Zekiqin, ku që të tre janë siguruar nga plus një edicion.
Nuk mbahet mend kur Bashkimi e kishte filluar riorganizimin për edicionin e ri, ende pa përfunduar mirë ky aktual.
Të kujtojmë se aktualisht po zhvillohet finalja e madhe për titull kampioni të edicionit 2023/24 mes Trepçës e Yllit.
Drejtuesit e Bashkimit për sezonin e ri kanë premtuar një Bashkim si kandidat shumë shumë serioz për trofe.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.