Basketboll

Analiza krahasuese – ekipore, për finalen e sontme vendimtare

Sa shumë simbolika e statistika ka kjo ndeshje sonte … shumë detaje interesante për të cilat kishim mundur të flasim me orë të tëra por po i shkëpusim vetëm disa … ato më të rëndësishmet që i kemi shkëputur dhe përpunuar nga duelet e fundit të kësaj serie finale ku rezultati aktual është 2:2 për Trepçën.

Trepça është ë efikase me mesatare prej 80.3 PPN për dallim nga Golden Eagle Ylli që ka shënuar mesatarisht nga 75,3 pikë në tre duelet e deritashme.

Sa i përket shënimeve, pozitat ku po dominon Trepça janë tentimet për dy pikë dhe sidomos në brendi. Trepça po realizon 20 dypikësha për ndeshje nga 36 tentime me një efikasitet prej 56% .
Ylli nga ana tjetër po realizon mesatarisht nga 15 dypikësha prej 39 tentimeve që është 5 dyshe më pak për ndeshje dhe efikasitet shumë më i dobët prej vetëm 39%.
Në treshe , skuadrat po realizojnë njësoj nga 7 treshe për ndeshje por Trepçës po i duhem më pak tentime 21 kurse Yllit 24. Pra, edhe te treshet Yllit po i duhet me gjuajt më shumë për me i shënua 7 treshet.
Sa i përket gjuajtjeve të lira , aty Ylli është me efikas me 74% të realizimit dhe nga mesatarja e gjuajtur prej 23 penaleve po shënon nga 17 herë për duel kurse Trepça e cila po tenton më shumë , nga 26 herë për ndeshje po realizon nga 18.7 GJ.L. që është efikasitet prej 70%
Trepça gjithashtu dominon në kërcime me 34 KRCPN për dallim nga Ylli që realizon 30KRCPN
Edhe në asistime, Trepça është dukshëmmë e mirë me 17,3 AST , gati 5 më shumë sesa Ylli, lojtarët e të cilit në tre duelet paraprake mesatarisht kanë asistuar 12.7 herë
Elementi ku dominon Ylli janë topat e vjedhur me 7,3 TVJ mesatarisht për dallim nga Trepça që ka rrëmbyer vetëm 4,3 topa për ndeshje
Përndryshe, dobësi e madhe e Trepçës janë topat e humbur për të cilat po ankohet shumë trajneri Beqiragiqi sepse në tri ndeshjet e deritashme lojtarët e tij kanë humbur mesatarisht nga 12 TH për ndeshje kurse lojtarët e Mijoviqit kanë qenë shumë më të kujdesshëm me vetëm 8,7 TH për ndeshje.
Sa i përket bllokadave aty skuadrat janë plotësisht të barabarta me nga 2,3 BLK PN

ALONZO VERGE vs. DARNELL EDGE

Alonzo Verge Jr është një figurë interesante sepse ai pos në Kosovë, ka pasur karrierë në Evropë edhe në Greqi ku luajti me Apollon Patras në elitën greke dhe ndaj gjigantit grek e evropian, Panathinaikos, kishte realizuar double-double prej 15 pikëve e 10 asistimeve duke shtuar edhe 6 kërcime.
Vlen të ceket se Verge njihet si snajperistë edhe në NCAA 1 tek kolegji i tij ”Arizona State Sun Devils” me të cilët në vitin 2019 për një ndeshje kishte realizuar plot 43 pikë kurse para pak ditësh kundër Pejës theu rekord karriere të tij me plot 52 pikë që njëherësh është edhe rekord i pikëve në Play Off. Para ardhjes te Ylli, përpos në Greqi ai ka luajtur edhe në Poloni me 18.8 PPN.

Në 11 ndeshjet e deritashme në Play Off VERGE ka statistika astronomike nga 2 përballjet me Bashkimin, 5 me Pejën dhe 4 me Trepçën: 30,7 PPN, 5,6KRC, 7,0 AST dhe 3 TVJ.

Nga ana tjetër plejmejkeri kryesor te Trepça, DARNELL EDGE në 6 ndeshjet e deritashme, 3 me Prishtinën dhe 3 me Yllin ka realizuar total prej:
15.3 PPN, 4,5KRC, 5,8AST dhe 1,2 TVJ. /AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.