Basketboll

PËRFUNDON EDHE NJË GARË E JASHTËZAKONSHME, BERO KINGDOM KAMPION TË PRIZRENIT

 Ditën e djeshme në një ambient shumë të ngrohtë në fushën e hapur të Palestrës “Sezai Surroi” u mbajt gara e Prizrenit në kuadër të edicionit jubilar të 20-të të Streetball Kosova 2019.

Si zakonisht sivjet edhe në turneun e Prizren, kishte ekipe shumë të interesuara për të luajtur në garë dhe ato ishin shumë cilësore, të përbëra nga lojtarë aktiv e ish-lojtarë të cilën dhuruan show, por luajtën edhe fer e korrekt deri në fund. Siç i ka hije qytetit të Prizrenit.

Ekipet e djeshme në super-turneun e Prizrenit ishin: Bero Kingdom, Swish Team, Votra, Fakirat, Shah Mat, Shmekat, Court Rulers, Pilifuncat, Real Tirana, Suhareka.

Ekipet e djeshme ishin të ndara në 3 grupe. Në grupin A, ishin tre ekipe. Në grupin B, poashtu tre ekipe. Dhe grupi C, kishte katër ekipe.

Në grupin A, Bero Kingdom të prirë nga lojtarët aktivë prizrenas, fituan 2 ndeshje në grup, nga po aq të luajtura. Në anën tjetër, Votra e Votim Bekteshit arriti një fitore e një humbje. Ndërsa Swish Team, mbetën pa fitore, duke pësuar dy humbje nga dy ndeshje të luajtura.

Në grupin B, Shmekat e prirë nga kapiteni i Bashkimit Qëndrim Biraj, arritën dy fitore të lehta, nga po aq ndeshje sa luajtën. Ndërsa, Shah-Mat, fituan një ndeshje dhe humbën një tjetër. Dhe Fakirat që pësuan dy humbje, nga po aq ndeshje sa luajtën.

Dhe në grupin e fundit C, situata ishte më ndryshe sepse aty ishin 4 ekipe: Lider i grupit përfundoi, Real Tirana me kapiten Roni Gjeqajn që arriti tre fitore, nga 3 ndeshje të luajtura. Përderisa, ekipi i dytë ishte Court Rulers që arriti dy fitore dhe pësoi në të tretën. Suhareka nga tre ndeshje, arriti një fitore, duke pësuar edhe dy herë të tjera. Dhe krejt në fund, Pilifuncat që mbetën pa fitore, duke pësuar tre humbje rresht.

Pas fazës së grupeve, u përcaktuan edhe gjysmëfinalistët e garës së lezetshme të Prizrenit. Nga dy grupet e para, shkuan në gjysmëfinale, nga një ekip. Ndërsa nga grupi i fundit, shkuan tutje dy ekipe, kjo për faktin se kishte katër ekipe në grup.

Në gjysmëfinalen e parë u ndeshën, vendi i parë i grupit A(Bero Kingdom) me vendin e parë të grupit C(Real Tirana).

Në gjysmëfinalen e dytë u ndeshën, vendi i parë i grupit B(Shmekat) me vendin e dytë të grupit C(Court Rulers).

Në gjysmëfinalen e parë që ishte shumë, shumë kualitative, Bero Kingdom nga Prizreni luajti kundër Real Tirana, në një ndeshje që që ishte tejet interesante, me skuadrat që ndërronin epërsinë në pjesën e parë. Në fraksionin e dytë, Bero Kingdom kapi epërsinë dhe mbylli ndeshjen me fitore 19-15, ndaj Real Tiranës, duke u kualifikuar në finale të Prizrenit.

Në anën tjetër, në gjysmëfinalen e dytë u ndeshën, Shmekat me përvojë dhe ekipi i ri në moshë Court Rulers. Shmekat në këtë takim shfrytëzuan përvojën e tyre, duke mos hasur në probleme fare nga Court Rulers dhe mposhtën ekipin e sipër cekur me rezultatin 21-10. Dhe kështu SHMEKAT arritën finalen e Prizrenit.

Pas dy ndeshjeve të luajtura gjysmëfinale, erdhi momenti i ngjarjes kryesore – FINALE.

BERO KINGDOM – Në një anë me Qëndrim Ajazajn, Edmond Kryeziu, Idoll Pallushi  dhe Arion Ballukun.

SHMEKAT – Në përbërje me Qëndrim Birajn, Altin Morinën, Butrint Shala dhe Arianit Qollakun.

Në një finale që ishte shumë dramatike, nisi me shumë rezerva nga të dyja ekipet në tentimet e tyre për të shënuar. Por më pastaj ekipet u hapën dhe në fraksionin e parë ndeshja shkoi baraz, përderisa edhe në të dytin vazhdoi njësoj, fituesi u mësua vetëm në sekondën e fundit të ndeshjes, me Bero Kingdom që fituan minimalisht 16-15 dhe u shpallën kampionë të Prizrenit.

“BERO KINGDOM” do të jenë përfaqësues të Prizrenit në. Super-finalen e madhe që mbahet të dielën në Prishtinë. E që pritet të jetë spektakël i paparë ndonjëherë më parë në vendin tonë.

Ndërsa ne deri vitin e ardhshëm, juve dashamirë të Streetbollit nga Prizreni por edhe juve qytetarë të shumtë që ishin prezent dje për ta parë spektaklin nga ekipet, ju falemderojmë përzemërisht dhe se do të vazhdojmë t’ju dhurojmë edhe spektakle të tjera në vitet e ardhshme.

Shihemi sot, GJILAN.

Komentet janë të mbyllura.