Drilon Hajrizi reagon për herë të parë pas shpalljes kampion
Prishtinë(AsistiOnline) – Njëri nga basketbollistët më të mirë te Trepça, Drilon Hajrizi ka reaguar për herë të parë publikisht, pas shpalljes kampion me ekipin e Trepçës.
Hajrizi në njëfar mënyre ka reaguar ndaj kritikëve që dyshuan tek ai, porse sipas tij ajo që ai dhe klubi kishin në plan u realizua.
Aloja e Trepçës poashtu tha se ku është Driloni, asnjëherë nuk mungon përpjekja për suksese dhe rezultate dhe vazhdoi reagimin me atë se lutjet tek Zoti ishin poashtu çelës i fitores për të.
”Nje per secilin, e secili per nje ishte motoja e ekipit! E di, simpatizantet kane prit me shume nga une, por une jam shume i kenaqur me arritjet tona. Ne jemi kampion dhe jo vetem. Ne jemi fitues te cdo sfide qe kishim perpara! Tash nuk po di se a jam arushe a dele? A jam jashte a brenda? Nje gje dihet, aty ku jam une asnjehere nuk mungon perpjekja per suksese e rezultate. Suksesi nuk varet nga une, prandaj une cdohere me lutje dhe nenshtrim i drejtohem Atij, ne doren e te cilit eshte suksesi. Meqe, lutjet mu plotesuan dhe perpjekjet u konkretizuan nuk ka alternative tjeter, vetem se te jem falenderues Krijuesit te Gjithesise, ne doren e te cilit eshte cdo gje!”, shkruajti Hajrizi në rrjetet sociale.
Trepça të enjtën mbrëma e fitoi titullin kampion pas 12 vitesh pritje.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.