Mbrëmë u shpallën katër kampionë në ligat e mëdha evropiane
Prishtinë(AsistiOnline) – Sezoni 2023/24 është afër fundit pothuajse në të gjitha ligat evropiane.
Vetëm mbrëmë janë mbyllur katër kampione, përfshirë edhe finalet me emra të mëdhenj që janë shpallur kampionë.
Real Madridi e mposhti Murcian edhe në ndeshjen e tretë me rradhë dhe fitoi titullin e Spanjës.
Fenerbahçe e riktheu titullin në Kadikoy, pasi e mposhti rivalin e përbetuar Anadolu Efesin 3-1 në seri të përgjithshme.
Rytas nga Vilniusi u shpall kampione në Lituani, pasi triumfoi në finalen e madhe ndaj gjigantit, Zalgiris Kaunas.
Monaco e fitoi titullin e kampionit të Francës pas fitores ndaj Parisit dhe serisë finale 3-1.
Në anën tjetër, Oostende u shpall kampione në ligën e përbashkët mes Holandës dhe Belgjikës, pasi mposhti 3-0 në seri ekipin e Leidenit.
Në Gjermani, Greqi, Itali e Izrael, vazhdojnë të luhen seritë finale.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.